Dinamo e Tiranës gjen marrëveshje me yllin e Dritës

photo by: @Shpend Ahmeti

Dinamo duket se ka gati afrimin e parë të kësaj merkatoje. “Blutë” kanë arritur të “peshkojnë” në Superligën e Kosovës sulmuesin e dëshiruar.

Drejtuesit kanë arritur arkordin me Ardit Tahiri, i cili aktualisht është pjesë e Dritës.

21-vjeçari pritet të kalojë te “nëndetësja”, ku do të merrte mbi supe gjithë peshën e sulmit për pjesën e dytë të sezonit, shkruan Newsport.

photo by: @Shpend Ahmeti

Palët po diskutojnë mes tyre detajet e fundit dhe pritet që në ditët e ardhshme të zbarkojë në kryeqytet dhe të bëhet dinamovit.

Tahiri do të jetë një vlerë e shtuar për Dritan Mehmetin, i cili tashmë gjen sulmuesin e munguar.

“Rivalët i befasojmë në Evropian”, Sylvinjo: Ndryshimi i skemës ishte i domosdoshëm, si e ndërtova Shqipërinë me 12 “kolona”

“Kumbulla nuk vjen në Torino”, Mourinho: Për Bonuccin vendosën tifozët