Dikur pjesë e Kombëtares shqiptare dhe Gentit, Gavazaj zyrtarizohet te Drenica

Enis Gavazaj është përforcimi më i ri i Drenicës.

Skuadra kuqezi që ka rënë në Ligën e Parë ka nënshkruar me sulmuesin anësorë Enis Gavazaj.

28-vjeçari ka pasur rënie të madhe në karrierë, teksa dikur ishte pjesë e skuadrës së madhe belge KAA GEnt dhe luajti edhe për Kombëtare e Shqipërisë.

Por tani prizrenasi është zyrtarizuar te Drenica dhe synon ta rikthejë në ‘shina’ karrierën e tij.

Njoftimi i plotë nga Drenica:

Enis Gavazaj, përforcon ekipin

Futbollisti Enis Gavazaj, është lojtari më i ri i KF Drenica.

Marrëveshja mes drejtuesëve dhe lojtarit është arritur ditë më parë dhe Enis Gavazaj do të bartë fanellën e KF Drenica për edicionin 2023/24.

Mesfushori i cili luan edhe rolin e sulmuesit të krahut, është bashkuar me ekipin në seancat stervitore dhe do të jetë në dispozicion të ekipit që nga ndeshja e parë.

Gavazaj më parë ka luajtur për ekipe të njohura nder to KF Skenderbeu Shqipëri, FK Kukësi, Dinamo Minsk, KAA Gent në Belgjikë , KSV Roeselare(Belgjikë) e shumë ekipe tjera. Vazhdojmë… /Gazeta Olle/

Luajti me Gjilanin në Evropë, Ballkani në negociata për transferimin e Atdhe Rashitit

Mbappe do transferimin te Reali, Al Khelaifi me veprim të papritur ndaj francezit