Dikur një nga derbit më të mëdhenj në Kosovë, sot përfundon me 61 pikë dallim

Sigal Prishtina e ka demoluar Bashkimin e Prizrenit.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kryeqytetasit fituan me rezultatin 120:59, shkruan Gazeta Olle.

Kështu, Prishtina i revanshohet për humbjen në fazen e parë skuadrës nga Prizreni.

Më të dalluarit në këtë ndeshje për vendasit ishin, Myles me 24 pikë, i pasuar nga Rugova (21) dhe Ismajli (20).

Kurse, te Bashkimi kishte vetëm dy basketbollistë me pikë dyshifrore.

Ross me 17 sosh, ndërsa me 11 pikë kontribuoi edhe Clark.

Fotografia e KB Prishtina