Dikur ishte ndër më të kërkuarit në Evropë dhe luajti për skuadra të mëdha, tani Valmir Berisha do të luaj për Lirinë

Klubi prizrenas Liria, sot (e premte) përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka njoftuar për transferimin e sulmuesit me përvojë të madhe, Valmir Berisha.

Berisha i cili aktivizohet në pozitën e sulmuesit qendror, ka pasur një karrierë të bujshme ndonëse nuk arriti që të përmbushë pritshmëritë.

27-vjeçari fillimisht e kishte nisur karrierën tek grupmoshat U17 të ekipit suedez Halmstad, për të kaluar më pas në Itali tek Roma.

Aventura tek Roma nuk i shkoi mirë dhe Berisha më pas u transferua në Greqi tek Panathinaikos në formë huazimi.

Pothuajse gjatë tërë karrierës, Berisha ka lëvizur sa një klub në tjetrin ndërsa karrierë ka bërë edhe në shtetet si Holanda, Norvegjia, Islanda, Bosnje e Hercegovina, Rumani, Maltë etj.

Në 232 ndeshje të luajtura në karrierë deri më tani, Berisha ka qenë autor i 48 golave të shënuar dhe 17 asistimeve. Në nivel ndërkombëtar, ai ka përfaqësuar Suedinë, duke luajtur në grupmosha të ndryshme.

Berisha nuk ka qenë përforcimi i vetëm i Lirisë, pasi sot ata kanë zyrtarizuar edhe transferimet e Xhelal Terziqit, Arbër Bashës dhe Roni Gashit.

Vetëm një stërvitje, Broja i gatshëm të debutoj me Fulhamin

Liria prezanton edhe katër përforcime tjera