Dihet edhe finalisti i dytë i Kupës së Kosovës

Golden Eagle Ylli e nisi me vendosshmëri çerekun e fundit, ndërsa me përkrahjen e tifozëve të tyre ‘Xhebrailat’, dhe e shkriu fillimisht rezultatin në 10 pikë, (68:58).

Por pejanët me anë të Veselit arritën që përsëri ta ngrisin rezultatin në 14 pikë epërsi (72:58).

Epërsia e pejanvë shkoi deri në 77:58 pesë minuta pa u mbyllur takimi.

Peja u tregua e matur në minutat e fundit duke mbajtur epërsin mbi 20 pikë, ndërsa rezultati shkoi në 86:64.

1:30 sekonda pa u mbyllur takimi Peja shkoi në avantazh 93:66, ndëra Shqiponjat nisën festën e tyre duke ndezur fishekzjarre.

Ndeshja u mbyll 95:66 për Pejën.

Peja i bashkangjitet Prishtinës në finale, duke treguar se në vitet e fundit këto janë dy skuadrat dukshëm më të mira në Kosovë.

Finalja në mes të Prishitnës dhe Pejës zhvillohe të dielen.