Digitalb merr Prishtinën

Në stinorin vjeshtor ‘Supersport Kosova’ kishte vendosur të mos e transmetonte asnjë ndeshje të Prishtinës jashtë kryeqyetit edhe pse këtë gjë ka mundur ta bëjë. Prishtina kishte vendosur që drejtat televizive t’ia shes RTK-së, duke e lënë Supersportin me vetëm 11 ekipe të Superligës, por ndeshjet si mysafire të skuadrës më të madhe kosovarë ky televizon ka mundur t’i transmetoj, por kishte vendosur të mos ta bëntë, duke ju hakmerr ‘bardhëekaltëve’ në një mënyrë.

Por siç duket me ardhjen e pranverës edhe akujt në mes të dy palëve kanë filluar të shkrihet, përderisa ndeshjen e ‘Digitalb Kupës’ ndërmjet Llapit dhe Prishtinës kanë vendosur që ta transmetojnë ‘Supersport Kosova’.

‘Gazeta olle’ ka telefonuar drejtorin e ‘Supersport Kosoës’, Adi Bejon, por ky i fundit nuk ka dashur të flas.

Një gjë është e sigurt, që ndeshjet e Prishtinës si mysafire në Kupë, do të transmetohen ,e sa i përket atyre si vendase ende nuk dihet, deri t’i vijë koha, ndërsa mund të ndodh që tifozët bardhëekaltër do të mund ta shohin edhe ndonjë derbi të kësaj skuadre jashtë kryeqytetit.