Kupa e befasive: Prishtina eliminohet përsëri, kalojnë Besa, Feronikeli e Istogu

Janë mbyllur katër ndeshjet e Kupës së Kosovës, ku padyshim kryelajmi është eliminimi i Prishtinës në Podujevë nga Llapi. Feronikeli tregoi përsëri se ia ka ‘marrë dorën’ Kosovën e Vushtrrisë, duke e eliminuar edhe nga kupa pas fitores në kampionat. Besa fitoi ngushtë me 2 Korrikun, ashtu siç bëri Istogu me Dukagjinin.

Llapi – Prishtina 2:1

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, me fitoren e llapjanasve 2:1.

Mërgim Boshnjaku i Llapit me një godite të fortë e ‘dridh’ shtyllën e Prishtinës.

Mbyllet pjesa e parë.

Pas pranimit të golit të dytë, trajneri i Prishtinës, Bybyl Sokoli ka vendosur që ta nxjerrë nga loja Kushtrim Mushicën, për t’i besuar Alban Muçiqit.

GOL: Llapi ka kaluar përsëri në epërsi, pas një gabimi trashanik të Kushtrim Mushicës. Ishte Mërgim Boshnjaku ai qe kaloi në epërsi Llapi për 2:1.

GOL: Prishtina ka arritur të barazoj rezultatin me anë të mesfusorit Mentor Zhdrella. Ai shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 13-të.

GOL: Llapi ka shënuar në minutën tretë me golin e shënuar nga Dardan Jashari me kokë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Blakqori, Jashari, Krasniqi, Emini, Dragusha, Muqiqi, Namani, Mehmeti, Mavriqi, Boshnjaku, Zeqiri.

Prishtina: Mushica, Kukaj, Haxha, Ramadanaj, Ramadani, Begolli, F. Krasniqi, Zhdrella, Shala, Krasniqi, Osmani

Feronikeli – Kosova (V) 3:0

Është mbyllur ndeshja 3:0.

GOL: Feronikeli ia bënë ‘bajat’ Kosovës. Qemail Elshani realizon eurogol (3:0).

GOL: Mendurim Olluri shënon për Feronikelin (2:0).

Mbyllet pjesa e parë.

Skuadrat mbeten më nga dhjetë futbollistë në fushë. Përjashtohen Mehmet Gërxhaliu (Kosova V) e Bujar Shabani (Feronikeli) pas një kacafytjeje në fushë.

GOL; Feronikeli ka kaluar në epërsi. Sulmuesi Egon Gashi shënon me një goditje akrobatike.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Kolshi, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Lladrovci, Shabani, Livoreka, Maliqi, Gashi, Elshani, Olluri. Trajner: Gani Sejdiu.

Kosova e Vushtrrisë: Tahiri, Shabani, Gërxhaliu, Vokshi, Pasoma, Kera, Ahmeti, Zabërgja, Maxhuni, Rashica, Zuqaku. Trajner: Bekim Shotani.

Besa – 2 Korriku 2:1

Pejanët e kanë fituar ndeshjen me rezultat të ngushtë 2:1, falë golave të Fatih Karahodës dhe Shpëtim Zharës.

Istogu – Dugagjini 1:0

Takimi u mbyll 1:0 dhe ‘troftat’ u kualifikuan falë golit të Granit Arifajt.

GOL: Istogu ka kaluar në epërsi me golin e realizuar nga Granit Arifaj. Sulmuesi shënoi në stilin e tij të njohur gërshërr. Minuta e 60, Istogu – Dukagjini 1:0.

Është mbyllur ndeshja 1:0.