Mbyllet Gjilani – Ferizaj, ja çerekfinalistët

Gjilani ka arritur ta mposht Ferizajn si me lojë ashtu edhe me gola  (2:0). Sermaxhaj dhe Salihu ishin ata që i dhanë fitoren skuadrës së Musa Selimit që tashmë është futur në fazën finale.

Trepça ’89, Besa, Feronikeli, Istogu, Drenica, Drita, Llapi dhe Gjilani janë skuadrat që e kanë siguruar pjesmarrjen në fazën finale të Kupës. Shorti për të mësuar çiftet e çerekfinaleve do të hidhet pas disa ditëve.

Gjilani – Feriza 2:0

GOL: Gjilani ka thelluar epërsinë në 2:0 me golin e ish lojtarit të Ferizajt, Shkëmbim Salihut. Goli erdhi pas një aksioni të bukur të vendasëve.

 

GOL: Gjilani ka kaluar në epërsi me një super gol të realizuar nga Sermaxhaj nga rreth 16 metra. Gjilani tashmë është në epërsi kundër Ferizajt 1:0. Minuta e 51.

 

Është mbyllur pjesa e parë në Gjilan, ku të dy skuadrat janë treguar shumë të kujdesshme dhe nuk kanë rrezikuar shumë. Rezultati pas 45 minutave është 0:0.

Gjilani ka rrezikuar më shumë në pjesën e parë ndërsa ata që I kishin posedimin e topit ishin ferizajasit. Shkëmbim Salihu dhe Labinot Jetullahu ishin ata që rrezikuan disa herë Rexhepin. Po zhvillohet minuta e 35 e ndeshjes dhe rezultati mbetet ai i fillimit 0:0.

 

Gjilani: Maloku, Hyseni, Kosumi, Maliqi, Kastrati, Mustafa, Shala, Slahiu, Sermaxhaj, Ferati, Jetullahu . Trajner: Musa Selimi

Ferizaj: Rexhepi, Istrefi, Mi. Idizi, Tershana, Shabani, Bardhi, Berisha, Me. Idrizi, Bytyqi, Kuka, Çerkini. Trajner: Rexhep Mureseli

 

formacioni