Dieta e Messit e bëri Agueron më të mirin në Premierligë

Sergio Aguero ka zbuluar se një vizitë tek mjeku i Lionel Messit e ka ndihmuar atë të kthejë formën dhe të arrijë rekord në fitness.

Argjentinasi i Manchester Cityt ka shënuar 31 gola në të gjitha garat këtë sezon, dhe për këtë i është falënderues Messit.

“Më është dashur të ndërrojë shumë gjëra, duke filluar nga ushqimi. Kasha nevojë për një mënyrë më të shëndetshme të jetës”, tha Aguero për ‘Manchester Evening’.

“Në stërvitje isha më pak aktiv se sa sezonin e kaluar. Për shembull, pas secilës stërvitje të tretë, më duhej të ndalesha, kurse tani jam përmirësuar dukshëm. Unë shkova tek një mjek në Itali dhe ai më bëri të gjitha analizat, dhe unë ndryshova dukshëm, nuk haja më makarona, nuk haja sheqer, as mish, të cilin e kam përdorur shumë, sepse mishi i Argjentinës është i mirë”, shtoi ai.

Pikërisht ky mjek, Giuliano Poser, ia kishte dhënë reception e ushqimit Lionel Messit. (Gazeta Olle)