Didier Deschamps: Kjo është Shqipëria

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, ka folur rreth Kombëtares së Shqipërisë dhe kundërshtarëve tjerë të grupit në Kampionatin Evropian.

“Çdokush mund të thotë çka dëshiron, por me Shqipërinë në udhëtim kemi humbur, ndërsa në Francë jemi ndarë baras”, deklaroi De Schamps, përcjellë GazetaOlle.com.

“Zvicra ka një përfaqësuese të madhe dhe një përvojë të konsiderueshme evropiane, ndërsa Rumania meriton po ashtu respekt. Ne gjithsesi synojmë ta zëmë vendin e parë në grup”, shtoi ai.