Pas Gentrit Salihut, edhe një tjetër futbollist është transferuar nga FC Besa te FC Porto.
Bëhet fjalë për Diar Halilin, i cili i është bashkuar gjigantit portugez në formë huazimi për një sezon.
FC Porto ka të drejtën e blerjes së kartonit të 18-vjeçarit, pas përfundim të sezonit.
View this post on Instagram
Diar Halili në sezonin që lam pas u aktivizua me Besën në Superligën e Kosovës. Qendërmbrojtësi u paraqit në 29 ndeshje dhe e realizoi një gol.
Halili gjithashtu është edhe pjesë e Përfaqësueses U19 të Kosovës.