Di Maria pranë transferimit te gjiganti italian

Interi rikthen interesimin për Angel Di Marian. Klubi zikaltër po provon që të realizojë transferimin e madh të verës.

Sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, Interi ka filluar negociatat për argjentinasin.

PSG ende nuk ka vendosur për çmimin e lojtarit, të cilin e transferoi për 63 milionë euro nga Manchester United.

Me ardhjen e Neymar, Di Maria mund të mbetet në bankinë te skuadra franceze.