Di Maria: Një ditë para fillimit të Kupës së Botës, Reali ma ndaloi pjesëmarrjen

Futbollisti i Manchester United, Angel Di Maria, ka zbuluar një prapaskenë të Kampionatit Botëror 2014, ku Reali i Madridit deshi t’ia ndalonte pjesëmarrjen.

“Reali më dërgoi një letër në ditën e fundit, duke shkruar që unë s’duhej të luaja në Kampionatin Botëror. Mirëpo, unë fola me mjekët dhe me përzgjedhësin dhe sigurisht që doja të luaja, pavarësisht rrezikut për një lëndim”, deklaroi Di Maria për të përditëshmen argjentinase “Ole”.

Pikërisht ky gjest i klubit që quhet mbretëror, mobilizoi agjentin e tij Jorge Mendes, për të gjetur një skuadër të re, me Di Marian që përfundoi te Manchester United për 75 milionë euro. /Olle