Di Maria i pakënaqur

Angel Di Maria e pranon se ai është larg nga të qenit i kënaqur me sezonin tij të parë në Manchester United.

Argjentinasi është transferimi më i shtrejtë britanik pasi kaloi nga Real Madrid për 82 milionë euro drejt Manchester Unitedit.

Di Maria ka dhuruara 10 asistime në Premierligë dhe është prapa Cesc Fabregasit, por anësori ka filluar vetëm në 23 ndeshje në të gjitha garat për United.

“Unë nuk jam i kënaqur me vitin tim të parë në Angli”, pranoi 27-vjeçar. “Unë u zhvendosa këtu nga Real për të fituar tituj dhe kjo sezon ka qenë shumë e keqe për mua. Unë jam i frustruar, sepse unë dua të bëj më mirë. Tifozët në Angli nuk e kanë parë ende Di Marian e vërtetë. Unë e di unë mund të ofrojë një nivel më të mirë. Ky vit nuk ishte mjaft e mirë”, tha mesfushori.

“Përshtatja në futbollin anglez nuk është e lehtë. Njerëzit më thanë se viti i parë për një të huaj këtu është i vështirë. Dhe kjo është e vërtetë. Sfida ime nuk është për një vit, por për t’u bërë pjesë e historisë së Manchester United”.

Ai e falenderoi edhe Wayne Rooneyn për ndihmën që i ka dhënë për tu përshtatur në skuadër, ndërsa thotë se Manchester Unired ëhstë sikurse Real Madridi dhe Barcelona që mëndojnë vetëm për trofe.