Di Maria i jep fund karrierës me Agjentinën: Me dhimbje në shpirt i them lamtumirë gjësë më të mirë të karrierës sime

Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria njoftoi lamtumirën e tij me kombëtaren pas Kupës së Amerikës, që do të mbahet në SHBA nga 20 qershori deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Kampioni aktual i botës dhe kampioni i Amerikës së Jugut dhe fituesi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 po përgatitet dalëngadalë për t’i dhënë fund karrierës së tij të jashtëzakonshme.

“Me dhimbje në shpirt dhe një gungë në fyt, i them lamtumirë gjësë më të bukur që ka ndodhur në karrierën time”, ka shkruar Di Maria në rrjetet sociale.

Argjentina do të mbrojë titullin e saj në Copa America 2024. “Do të jetë hera e fundit që do të vesh fanellën e Argjentinës”, përfundoi 35-vjeçari.

Di Maria fitoi Kupën e Botës vitin e kaluar

Di Maria bëri 134 paraqitje për Argjentinën dhe shënoi 29 gola. Vitin e kaluar ai fitoi medaljen e artë me fanellën e Argjentinës në Kampionatin Botëror të Katarit.

Ai gjithashtu ka medaljen e artë me Copa America ,ë 2021, medaljen e artë olimpike nga Pekini në 2008 dhe titullin e botës me kombëtaren e Argjentinës U-20 më 2007.

 

Që nga kjo verë ai ka veshur sërish fanellën e Benficas, klubi ku erdhi nga Rosario në vitin 2007 dhe qëndroi për tre vjet.

Ai gjithashtu luajti për Real Madrid, Manchester United, PSG dhe Juventus. /Gazeta Olle/

Java e 15-të e Albi Mall Superligës nis sot, vetëm një ndeshje në orar

E pazakontë: Në një ndeshje marrin pjesë tre vëllezër, familja Esposito bëjnë histori në Itali