Di Maria e cilësoi si trajnerin më të keq, Van Gaal me deklaratë epike: I njëjtë isha edhe për Depayn, por tani puthemi në buzë

Louis Van Gaal ka qenë spektakolar në konferencën për shtyp të Holandës.

Trajneri holandez ka dalë për të folur për sfidën çerekfinale ndaj Argjentinës, por ai është pyetur edhe për deklaratën e Angel Di Marias.

Ylli argjentinas kishte punuar me Van Gaal në Manchester United, por kjo eksperiencë nuk ka qenë aspak e mirë për Di Marian.

Anëtari i Paris Saint Germain e ka cilësuar trajnerin holandez si më të keqin që ka pasur në karrierë.

“Problemi im në Mançester ishte trajneri. Van Gaal ishte trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë në karrierën time”, ka thënë fillimisht Di Maria për TYC Sports.

Nuk ka munguar edhe përgjigja e Van Gaal kur u pyet nga gazetarët për deklaratën e Di Marias.

Tekniku holandez ka dhënë një deklaratë shumë qesharake, duke thënë se edhe Depay ka menduar si Di Maria, por tani puthen në gojë.

“Di Maria është ndër lojtarët e rrallë që ka këtë mendim për mua. Më vjen keq, është e trishtueshme që dëgjoj se ka folur kështu për mua”.

“Edhe Memphis Depay kishte të njëjtën situatë me mua te Manchesteri, por tani ne e puthim njëri-tjetrin në buzë”, deklaroi Van Gaal duke qeshur dhe kjo përgjigje e tij bëri që e gjithë salla të shpërthejë në të qeshura.

Futbollistët që rrezikojnë gjysmëfinalen shkaku i kartonëve, më së shumti rrezikojnë portugezët, kroatët dhe holandezët

Zyrtare: Emir Sahiti vazhdon kontratën me Hajdukun e Splitit