Di Maria befason me deklaratën e tij pas humbjes shokuese nga Arabia Saudite: Mund të kishim fituar 5-0

Argjentina e filloi në mënyrën më të keqe aventurën në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, duke u mposhtur 1-2 nga Arabia Saudite. 

Gjithçka filloi mirë për argjentinasit të cilët krijuan epërsi në fillim të ndeshjes me anë të Messit, por në pjesën e dytë Arabia Saudite arriti ta përmbyste rezultatin brenda katër minutave, shkruan Gazeta Olle.

Ishte kjo në humbje tronditëse nga favoritët për ta fituar Botërorin.

I mërzitur pas ndeshjes ishte edhe Angel Di Maria, i cili tha se tani ekipi i tij ka dy finale para vetes.

Ai gjithashtu theksoi se këtë ndeshje mund ta kishin fituar me rezultat 5-0.

“Mund ta kishim fituar ndeshjen kundër Arabisë Saudite 5-0. Tani kemi dy finale para nesh dhe do të bëjmë më të mirën për t’u kualifikuar, jemi të mërzitur për rezultatin”, tha ai.

/Gazeta Olle/ 

MVP dhe pesëshja e javës në Superligë

Mbreti i Arabisë Saudite merr vendimin e papritur pas fitores së jashtëzakonshme ndaj Argjentinës në Botërorin e Katarit