Aguero u largua këtë verë nga Manchester City për të luajtur me Lionel Messin në “Camp Nou”.
Ishte pothuajse e sigurt se ata do ta vishnin bashkë fanellën e Barcelonës, por më pas papritur doli se klubi s’mund të mbajë 34-vjeçarin, shkaku i fair play financiar.
Kështu, Messi u largua për në Paris Saint Germain, ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi dhe një tjetër.
Angel Di Maria, shok i ngushtë i Messit dhe Agueros, në formë shakaje ka treguar se sa i zemëruar është ish sulmuesi i City që ka mbetur “i vetëm” në Barcelonë.
“Aguero dëshiron ta vras”, u përgjigj duke qeshur Di Maria pas largimit të Leo Messit nga Barcelona, i cili u transferua te PSG-ja.