Dhunë në futbollin shqiptar, tifozët gjuajnë me karrige (VIDEO)

Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare, ku në ndeshjen Laçi-Tirana, e vlefshme për takimin e fundit të javës së 13-të në Kategorinë Superiore, dy tifozeritë kanë krijuar skena dhune.

Të dyja tifozeritë filluan duke goditur njëri-tjetrin me stola, ku nuk munguan dhe personat që donin të hiqnin barrierën e hekurit që ndan dy anët e tifozerisë.

Një akt i shëmtuar ku përsëri rikthehen aktet e dhunës në ndeshjet e kampionatit dhe stadiumet shqiptare.

Futbollistët e klubit të njohur hyjnë sonte në “Big Brother VIP”

Stinori vjeshtor mbyllet pa asnjë parregullsi, nuk ka inicime disiplinore nga Komisioni i Garave