Java e nëntë në Ligën e Parë do të zhvillohet sot (e mërkurë) me dhjetë sfida interesante, ku pesë zhvillohen në kuadër të Grupit A dhe pesë të tjera në atë B.
Vëmendja kryesore në Grupin A pritet të jetë në Mitrovicë, aty ku ballafaqohen Trepça dhe Onix.
Ndërsa në po të njëjtin grup zhvillohen edhe duelet Istogu – Liria, Vëllaznimi – Rahoveci, Besa – A&N dhe Drenasi – Trepça ’89.
Ndërkohë edhe në Grupin B pritet të luhen sfida interesante, ku vëmendja kryesore pritet të zhvendoset në takimet 2 Korriku – Ferizaji dhe Flamurtari – Vushtrria.
Kurse në të njëjtin grup ballafaqohen edhe Arbëria – Vllaznia e Pozheranit, Vitia – Fushë Kosova dhe Kika – Ramiz Sadiku.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.