Dhëndri i trajnerit, kapiten i Llapit

Skuadra e Llapit e cila në këtë edicion synon që ta fitojë një ‘biletë’ për elitën e futbollit kosovar, në këtë dimër mbeti pa kapitenin Burim Zhjeqi, i cili migroi në Francë.

Me propozim të futbollistëve, kapiten i ri i ekipit është emëruar Benjamin Emini, i cili njëkohësisht është edhe dhëndër i kryetrajneri Tahir Batatina.

Ky i fundit sqaron arsyet pse Llapi e ka marrë një vendim të tillë. “Benjamini është lojtari më i vjetër i cili nuk ka lëvizur nga Llapi. Ka qenë edhe propozim i lojtarëve, dhe nuk kemi dashur që ta thyejmë moralisht pasi ka qenë ndihmës i parë. Ne kemi hierarki në skuadër”, ka thënë Tahir Batatina për Gazetën ‘Olle’. Kontakti me Eminin ka qenë i pamundur. Të kujtojmë se Llapi është një ndër klubet më të organizuara në Ligën e Parë.