Devolli e nis punën te Drenica, sot udhëhoqi stërvitjen e parë

Trajneri i ri i Drenicës, Bledar Devolli sot ka nisur punën te Drenica, përcjellë Gazeta Olle.

Devolli i cili u zyrtarizua te Drenica si trajner i ri pas largimit të trajnerit Fadil Ramës, ka udhëhequr sot stërvitjen e parë, derisa ka nisur përgatitjet për ndeshjen e mesjavës ku ndeshet me Trepçën ’89 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Drenica pas tetë ndeshjeve të zhvilluara ka tubuar tetë pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë, me objektiv të vetëm mbijetesën në elitë.