Detroit fiton pas 10 humbjeve

Detroit Pistons gjen më në fund fitoren pas 10 humbjeve radhazi në NBA. Skuadra nga Michigani fitoi 105 – 95 ndaj Memphis Griezzlies, duke rikuperuar një dizavantazh prej 15 pikësh gjatë pjesës së dytë. Një humbje e papritur kjo për Grizzlies, që gjithsesi mbajnë vendin e dytë në renditjen përgjithshme të Konferencës së Perëndimit.

Në takimet e tjera të mbrëmjes New York Knicks kaloi  San Antonio Spurs 104-100, Houston Rockets  iu imponua  Orlando Magic 107 – 94, New Orleans Pelicans fitoi me shumë vështirësi 85 – 84 ndaj  Milwaukee Bucks dhe Los Angeles Clippers mposhti  Charlotte Hornets në Staple Center 99 – 92.