Dështon transferimi te Watfordi, Iturbe shkon diku tjetër?

E pabesueshme por e vërtetë. Derisa sot pritej nënshkrimi i kontratës së Juan Manuel Iturbes me Watfordin, gjërat kanë marrë një kahje tjetër në orët e fundit.

Tani Bournemouthi është shumë pranë shërbimeve të argjentinasit, pasi që ka ofruar 22 milionë euro për të, dersia Watfordi 18 sosh.

Bisedimet mund të mbyllen në 48 orët e ardhshme dhe të mbyllet kështu përfundimisht dilema se ku do të huazohet sulmuesi i Romës. /Olle