Dështon marrëveshja Ujkani – Cesena

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, nuk ka mundur të merret vesh edhe me Cesenën, tek e cila pritej të zyrtarizohej sot.

Palët janë takuar sot dhe sipas sajtit ‘serieb.com’, marrëveshja ka dështuar shkaku i çmimit të lartë të kërkuar nga Ujkani.

‘Takimi nuk solli rezultat pozitiv, sepse përgjigjja e portierit Samir Ujkani për 300 mijë euro në vit, ishte shumë e lartë për Cesenan’, shkruan ‘serieb.com’, përcjell GazetaOlle.com.

Ujkani ishte edhe afër Sampdorias. Ai u nda me Palermon javë më parë