Dështon Arsenali, finalja e Europa Ligës zhvillohet mes Unitedit dhe Villarrealit

Tashmë janë caktuar edhe dy finalistë e Europa Ligës për sezonin 2020/21.

Villarreali ka eleminuar Arsenalin ndërsa Manchester United ka eleminuar Romën që do të thotë se finalja do të jetë anglo-spanjolle.

U mendua se edhe në Europa League, ashtu si në Champions League, mund të ketë finale angleze, por jo – Manchester United – Villarreal do të jetë finalja në Europa League për sezonin 2021/22.

‘Topçinjtë’ barazuan 0-0 në shtëpi, pas humbjes 2-1 në udhëtim.

Arsenali u mundua, krijoi edhe shanse, por nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke i thënë kështu lamtumirë Europa Leagues.

Në ndeshjen tjetër, Manchester United e ka eliminuar Romën me rezultat të përgjithshëm 8-5.

United u mposhtë 3-2 në sfidën e kthimit, por arriti në finale falë fitores 6-2 në takimin e parë.

Edinson Cavani i shënoi të dy golat për Unitedin, derisa për Romën shënuan Cristante, Dzeko dhe Zalewski. 

/Gazeta Olle/