Dështoi te Partizani, Ergys Kaçe na surprizon me ekipin e ri

Ergys Kaçe ishte një nga afrimet e bujshme të Partizanit gjatë merkatos së verës. Ish mesfushori i Kombëtares nuk bindi aspak me paraqitjet e tij

Edhe pse pritej shumë nga ai duke qenë se ishte lojtari më i paguar në skuadër. Me të kuqtë, Kaçe luajti në 17 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës e dha vetëm një asist.

Në merkaton e janarit, stafi drejtues dhe lojtari vendosën të mbyllnin bashkëpunimin, ndërsa sot Kaçe ka firmosur me skuadrën e re.

Mesfushori ka firmosur me skuadrën e Veria që militon në ligën e dytë greke deri në fund të sezonit. Veria aktualisht ndodhet në vendin e parë në kampionat dhe objektivi kryesor është të ngjitet në Superligën greke sezoni e ri. Lajmi për firmën me Kaçen është konfirmuar nga vetë skuadra greke në faqen zyrtare.

Pas dështimit te Partizani, ish-fantazisti i Kombëtares do të kërkojë të “rilindë” dhe të rigjejë formën e dikurshme, edhe pse duket shumë e vështirë.

Përfundon gjysmë-finalja, kjo skuadër arrinë finalen e madhe në Kupën e Kosovës

Shaqiri la Lyonin për MLS – në Zvicër fillojnë ta kritikojnë