Dështoi në afrimin e futbollistëve, presidenti i Chelseat jep dorëheqje nga pozita e dytë në klub

Presidenti i Chelseat, Todd Boehly, ka marrë një vendim të papritur, teksa ka vendosur që të japë dorëheqjen nga posti që mbante në klub.

Jo ai si numri një i londinezëve, por si drejtori sportiv i përkohshëm, rol në të cilin kishte emëruar veten që të merrej me merkaton e bluve personalisht.

Pas largimit të Marina Granovskaia dhe Petr Cech në verë, ai mori përsipër merkaton e klubit duke u përfshirë personalisht në negociata.

Dhe ndonëse shpenzoi rreth 270 milionë funte gjjatë kësaj periudhe duke afruar emra si Aubameyang, Sterling, Cucurella, Koulibaly apo Fofana, Chelsea e sheh veten aktualisht në vendin e 10 në kampionat, me 10 pikë distancë nga Manchster United që mban vendin e katërt.

Pasi arriti të siguronte një skuadër të re që të merret me merkaton, Todd Boehly raportohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Boehly dhe bashkëpronari Behdad Eghbali do të jenë përsëri ata që do të shpenzojnë në merkato, por vendimet do të merren nga Pol Unstenli dhe Kristof Vivell, me këtë të fundit që është emëruar drejtor teknik dhe do të ketë rolin kryesor për të përcaktuar strategjinë e afrimit të lojtarvëe.

Detajet e transferimit të Ermal Krasniqit te Cluj, Ballkani me fitime të mëdha dhe përqindje nga shitja e ardhshme

Rashun Davis shpallet ‘MVP’ i xhiros së 17-të në elitën e basketbollit kosovar