Dështimi i sezonit

Nderim Nexhipi është njëri prej emrave më të mëdhenj shqiptar që ka luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollisti i famshëm gjatë janarit e kishte pranuar ofertën e Dritës, e cila thuhet se i ka ofruar para goxha të majme, shkruan “Zëri”.

nderim nexhipi

Andaj, transferimi i Nexhpit në Dritë kishte bërë jehonë të madhe, kurse tifozët dhe opinioni mezi prisnin ta shihnin duke luajtur.

Mirëpo, lojtari i Hertha Berlinit, Wolfsburgut, Rabotniçkit, Qarabakut, Shkëndijës, Vasulit, Partizanit të Tiranës, Flamurtarit të Vlorës dhe Korabit nuk tregoi asgjë te Drita.

nexhipi

Ai nuk e ka kryer as minimumin e pritshmërisë së gjilanasve. Prej dhjetë paraqitjeve nuk ka arritur ta shënoj asnjë gol. Dhe, me përfundimin e kampionatit ka skaduar edhe kontrata e tij me Dritën, e cila thuajse nuk gjasa të vazhdohet më.

nexhipi