Dështim i madh i Milanit në merkato (FOTO)

Nikola Kalinic pritet të transferohet në Premierligë. Sulmuesi i Fiorentinës po kërkohet me ngulm nga skuadra e Evertonit.

Sipas “Sky Sport”, “Toffees” kanë dhuruar 25 milionë euro për kroatin.

Klauzola e Kalinic është 50 milionë euro, por Fiorentina do të pranonte një ofertë prej 30 milionë eurosh.

Lojtari ka kërkuar kalimin te Milani, por është Evertoni ai që ka bërë ofertën më të madhe, kështu që tani do të vendos klubi vjollcë.