Dëshpëron Peja

Skuadra e Pejës, nuk ka arritur fitore as në ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës Ballkanike, përballë Craiovas, duke u mposhtur me rezultat të thellë 97:75.

 

Ekipi rumun, ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes në këtë përballje duke mos i’u rrezikuar për asnjë moment fitorja. Pas dy humbjeve radhazi, Peja, zbret në pozitën e dytë të Grupit C, me tetë pikë të tubuara sa ka edhe Craiova.