Dëshpëron Kosova në ndeshjen e fundit të këtij viti, ndalet me barazim nga Ishujt Faroe

Ka përfunduar me barazim 1-1 miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe e zhvilluar në “Fadil Vokrri”. 

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, me Dardanët që avansuan të parët, shkruan Gazeta Olle.

Uran Bislimi shënoi golin e epërsisë për Kosovën në minutën e 64-të, pas një goditje fantastike nga distanca.

Goli i Bislimit: VIDEO

Megjithatë, të besuarit e Giresse nuk arritën ta ruajnë epërsinë duke pësuar me anë të një kundërsumi në minutën e 77-të nga Stefan Radosavljevic.

Në minutat e mbetura Dardanët tentuan edhe disa herë të tjera por nuk arritën të shënojnë.

Ditë më parë Kosova barazoi ndaj Armenisë me rezultat 2-2, ndërsa ndeshja e sotme ishte e fundit për vitit 2022. /Gazeta Olle/ 

Apo rrezikohet përjashtimi i futbollit nga ndërhyrjet e shtetit?!

Reja: Më pëlqyen dy cilësi, ky është shpirti i duhur