Dëshiron të luajë përkrah Muriqit, Shala: Pres ftesë nga Kosova

Ka lindur dhe është në rritur në Luksemburg, ku ka luajtur edhe për grupmoshat e reja të këtij shteti.

Por ëndrra e tij mbetet që një ditë të veshë fanellën e vendit ku i kanë lindur prindërit, Kosovës.

Bëhet fjalë për Florik Shalën, i cili luan në elitën e futbollit të Luksemburgut për skuadrën, Progres Niderkorn.

Futbollisti në fjalë ka komentuar Kombëtaren e Kosovës duke thënë se i pëlqen loja e Rashicës dhe Zenelit, por që tha se pëlqen të luajë edhe përkrah Vedat Muriqit.

Më poshtë intervista e bërë në KTV: