Dëshirat e Benzemas

Në një intervistë të fundit, sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka shprehur dëshirën e tij për të fituar edhe një Champions Leaguen. “Cristiano më ka thirrur mua si numri 9 më perfekt në botë”.

“Është një nder për mua që e dëgjojë këtë nga numri 1 i botës. Unë nuk besoj se një lojtar mund të jetë në kulmin e tij. Ju gjithmonë mund të rriteni si lojtar, kjo është arsyeja se pse unë shoh shumë futboll në TV”, u shpreh fillimisht francezi.

 “Është një ëndërr që të fitojmë Champions Leaguen 2 herë rradhazi. Ne do të japim gjithçka që kjo të ndodhë. Nënshkrimi me Real Madridin ishte vendimi më i mirë i karrierës time. Është klubi më i madh në botë dhe unë asnjëherë nuk kam pasur një moment të keq këtu”, shtoi Benzema.