Deschamps me fjalë të mëdha për Kylian Mbappen

Franca kaloi 3-1 pengesën Poloni dhe siguroi kalimin në çerekfinalet e Kupës së Botës. Oliver Giroud zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të “Gjelave” me 52 gola, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhi dygolëshi i Kylian Mbappe.

Ylli i PSG-së kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë në Katar 2022 me pesë gola në katër ndeshje, ndërkohë që Botërorin Rusi 2018 e mbylli me katër gola. Trajneri Didier Deschamps analizoi fitoren e djemve të tij dhe u ndal te forma fantastike e Mbappe, i cili shpreson të ngjitet sërish në majën e botës me Francën e tij.

“Nuk ishte e lehtë sepse skuadra polake ishte e organizuar dhe gati për të dyluftuar ndaj nesh, por u treguam të aftë për t’i mundur. Pastaj është Kylian, i cili ka aftësitë për të zgjidhur çdo problem. Sa mirë që e kemi në skuadër”.

“Rezultati 3-1 është fryt i punës së madhe që kemi zhvilluar dhe i unitetit të grupit. Është me të vërtetë një gëzim i përbashkët. Tani është koha për të kaluar disa momente me familjarët dhe të dashurit tanë”, deklaroi Deschamps.

Anglia me epërsi të madhe pas pjesës së parë ndaj Senegalit

Ndeshja me Rahovecin është shtyrë, Prishtina vjen me reagim zyrtar