Deschamps: Kam një skuadër të fortë, Marokun e respektojmë në maksimum

Didier Deschamps, trajneri i Francës, po shijon kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës edhe pse menjë skuadër që udhëtoi drejt Katarit me mungesa të shumta.

“Vërtet u përballëm me një Angli të shkëlqyer për atë që ata janë të aftë të bëjnë, atletikisht dhe teknikisht”.

“Por ne u përgjigjëm. Është e mrekullueshme të jesh ende në gjendje të arrish në gjysmëfinale dhe sonte duam ta shijojmë”.

“Ka shumë cilësi në këtë ekip, por ka edhe një mentalitet shumë të fortë”.

Për kundërshtarin e radhës, Deschamps tregon respekt maksimal.

“Maroku meriton gjithë respektin tonë. Ndoshta nuk ishin pjesë e skuadrave që prisnim deri tani, por do t’i marrim shumë seriozisht”.

Southgate flet pas eliminimit nga Kupa e Botës, tregon nëse do të largohet nga Anglia

Ballkani pret Prishtinën në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Albi Mall Superligë