Deschamps ka frikë, shikoni çfarë i bënë Pogbas e Evras për Shqipërinë

Shqipëria do të luajë më 13 qershor miqësoren me Francën, takim ky që zhvillohet në ‘Elbasan Arena’.

Pikërisht të premten, përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka zbuluar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Ai ka deklaruar se në Tiranë do të aterrojnë edhe Patrice Evra e Paul Pogba, të cilët një javë më herët do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve, Juventus – Barcelona.

“Jo, nuk është vendim i vështirë për Pogban dhe Evran, është vendim i qartë. Është e vërtetë që ata do të luajnë në Ligën e Kampionëve, një ditë para ndeshjes me Belgjikën, por siç kam thënë shumë herë, unë e konsideroj ekipin kombëtar të Francës para të gjitha gjërave tjera”, tha Deschamps para gazetarëve, shkruan GazetaOlle.com.

“Ata do të vijnë me ne dhe do të kenë kënaqësinë të jenë pjesë e jona në ndeshjen e dytë kundër Shqipërisë”, shtoi ai. (Gazeta Olle)