Deschamps flet para finales: Argjentina ka mbështetje të madhe, por ne duam trofeun

Didier Deschamps nuk jep shumë informacione për gjendjen e lojtarëve të tij të prekur nga virusi një ditë para finales me Argjentinën. Trajneri gjithashtu bën të qartë se sot pasdite dhe edhe nesër mund të ketë lajme të reja. Ai i është përgjigjur edhe një pyetjeje për Benzemanë, duke i injoruar diskutimet nëse sulmuesi i Realit do të jetë i pranishëm në Lusail për të ndjekur finalen.

Lajmet më të fundit për virusin: “Lojtarët ishin duke fjetur kur u largova, kështu që nuk kam informacionin më të fundit. Po mundohemi ta menaxhojmë sa më mirë, me qetësi. Do të ketë të dhëna të tjera. Është një temë që ju intereson, e kuptoj. Ne u përpoqëm të merrnim të gjitha masat e mundshme, të përshtateshim dhe ta përballonim, pa e tepruar. Kjo është pa dyshim një situatë… gjithsesi ia kemi dalë me sa kemi mumdur. Në një finale të Kupës së Botës është ndeshja, por edhe konteksti, i cili është i veçantë. Por e di se argjentinasit, dhe ndoshta edhe disa francezë, do të dëshironin gjithashtu ta shihnin Messin të fitonte Botërorin.

Benzema: “Nëse nuk përgjigjem, do të thoni se jam i zemëruar. Kam lojtarë që janë lënduar më parë. Karim është njëri prej tyre. I fundit që u lëndua ishte Lucas Hernández. Që atëherë, kam 24 lojtarë për të menaxhuar. Grupi është këtu. Nuk shqetësohem për ftesat e lojtarëve, ish-lojtarëve apo lojtarëve të dëmtuar dhe as nuk merrem me to. Ne kishim një grup në fillim dhe për shkak të asaj që ndodhi… Ne humbëm tre prej tyre. Ata ishin pjesë e fillimit të aventurës. Nesër do të jemi 24”.

E ardhmja e Deschamps: “Kombëtarja e Francës është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetën time. Në fillim si lojtar, pastaj si trajner. Është pasioni, niveli shumë i lartë. Jam shumë i lumtur në këtë pozicion, por nuk jam gjëja më e rëndësishme në kombëtare. E vetmja gjë që kam në mendje është ndeshja e nesërme”.

Atmosfera e finales: “Skuadra argjentinase ka mbështetje shumë të fortë popullore. Në stadium, nesër, megjithëse do të ketë tifozë francezë, shumica do të jenë nga Argjentina. Pres një atmosferë festive. Tifozi argjentinas është pasionant. Ata mbështesin plotësisht ekipin e tyre. Ka atmosferë festive, ka shumë këngë. Është bukur ketë një atmosferë të tillë për një ndeshje si kjo. Pastaj, kundërshtarët tanë nuk janë në tribunë , por në fushë. Njëra nga të dyja skuadrat do të ketë një yll të tretë në fanellë pas ndeshjes së nesërme.”

Lajm tragjik ngq Zvicrq, humb jetën futbollisti 25-vjeçar

Kroacia dhe Maroku luajnë për vendin e tretë, formacionet zyrtare