Derrick Wilson shpallet MVP i javës së pestë në Prince Caffe Superligën, kjo është Top 5

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e pestë në Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, ku u zhvilluan disa ndeshje interesante.

Sigal Prishtina ka fituar derbin kundër Bashkimit ku më i dalluari ishte Derrick Wilson i kryeqytetasve 17 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime. Ai u shpall edhe MVP i xhiros së pestë, kurse në anën tjetër te Bashkimi u dallua Erik Copes me 25 pikë, 17 kërcime e dy asistime.

Peja vazhdon të jetë e pamposhtur në Superligën e basketbollit ku kësaj radhe e mposhti Istogun me rezultat 84:69. Më i dalluari në këtë fitore ka qenë Beck Terwell 26 pikë, 12 kërcime e dy asistime.

Vëllaznimi ishte fitimtar në ndeshjen kundër Golden Eagle Ylli me rezultat të ngushtë 64:61. Lojtari më dalluari në këtë triumf ishte Jordan Dallas me 13 pikë, 13 kërcime me një asistim.

Kurse humbja më e thellë i takoi Trepçës nga Proton Cable Prizreni me rezultat të thellë 88:108.

Top 5
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 17 pikë, 6 kërcime, 6 asistime
Erik Copes (Bashkimi) 25 pikë, 17 kërcime, 2 asistime
Drilon Hajrizi (Trepça) 28 pikë, 5 kërcime, 8 asistime, 35
Beck Terwell (Peja) 26 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 32
Jordan Dallas (Vëllaznimi) 13 pikë, 13 kërcime, 1 asistim

 

Vazhdon delegimi i gjyqtarëve kosovar në ndeshje të rëndësishme evropiane

Aliti i fal tre pikë kundërshtarit me autogolin e tij