Dermaku pranon rezultatet për Covid-19

Parma gjatë ditës ka lajmëruar se një anëtar i stafit ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Pas kësaj, i gjithë ekipi i Parmas ka kryer testet për Covid-19, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, testin e ka bërë edhe mbrojtësi prishtinas i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku i cili ka rezultuar negativ.

Parma ka lajmëruar se të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ dhe se janë në gjendje të vazhdojnë aktivitetet e tyre.

“Klubi gjithashtu raporton se të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit të parë kanë dalë negativ për COVID-19 dhe kanë filluar izolimin në terrenin e stërvitjeve, por do të jenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetet e tyre rregullisht, ndërsa monitorohen vazhdimisht në përputhje me protokollin aktual” – thuhet në njoftimin e klubit italian.