Derbit në Deçan e Rahovec në xhiron e tetë të Superligës së Hendbollit

Të dielën e të hënën luhen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Janë dy ndeshje që pritet të jenë interesante dhe me rivalitet.

Deçani e pret Vushtrrinë, të dielën nga ora 18:00. Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në përbërje dhe llogarisin në fitore.

Deçani ka dy fitore e katër humbje, ndërsa me 4 pikë mban pozitën e shtatë. Vushtrria është e teta me dy pikë nga pesë ndeshje.

Prej orës 18:00 është edhe ndeshja Rahoveci – Prishtina. Skuadra prishtinase llogaritet favorite, por “vreshtarët” të motivuar nga paraqitja e mirë në Evropë, do të mundohen të mbajnë pikët për vete.

Prishtina është e dyta me 10 pikë, përkatësisht me pesë fitore e një humbje.

Rahoveci ka dy fitore e tri humje dhe renditet i gjashti me katër pikë.

Trepça është favorite ndaj Llapit në takimin që luhet të dielën nga ora 16:00, njëjtë si Besa Famgas ndaj Vëllaznimit. Kjo ndeshje luhet në Gjakovë të hënën nga ora 18:30.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhet java e shtatë.

Të shtunën janë tri ndeshje: Dukagjini – Istogu (16:30), Prizreni – Vjosa (18:00), Samadrexha – Ulpiana (19:00).

Të dielën është takimi Drita – Lepenci (16:30).

Pas Muharrem Jasharit, Drita zbulon edhe dy lojtarët e tjerë të ftuar nga Kosova

Italia shpall listën me lojtarët e ftuar për miqësoren me Shqipërinë