Ndeshja e Superligës së Zvicrës ndërmjet Young Boys dhe Baselit është përshkuar me tensione, ndërsa nuk kanë munguar edhe incidentet.
Në takimin e zhvilluar në Stade de Suisse Wankdorf, të parët shënuan vendasit, ndërsa pa përfunduar pjesa e parë mysafirët e barazuan rezultatin.
Dhe derisa lojtarët e Baselit po e festonin golin e barazimit, mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, është goditur me një shkrepëse në kokë.
Incidenti ndodhi pas minutës së 37-të, kur u barazuan shifrat, ndërsa pamjet e shfaqin momentin e goditjes së Kasamit.
Sidoqoftë, 29-vjeçari është riaftësuar shpejt dhe ndeshja ka vazhduar.
Ndeshja në fund u mbyll baras 1-1 dhe Baseli mori një barazim të madh që e mban në luftë për titull.
Kasami > Payet pic.twitter.com/LQFhH9E1Fa
— Robin Carrel (@robincarrel) December 15, 2021