Derbi pa fitues, Arsenal i kthehet fitores

Manchester United dhe Chelsea janë ndarë pa fitues në derbin e së hënës në Premier Ligën angleze.

Takimi i luajtur në ‘Old Traford’ nuk prodhoi asnjë gol, përkundër rasteve të mira të krijuara nga të dyja palët.

Chelsea pati dy mundësi të mira në se cilën pjesë, madje ai i serbit Matiq ishte i pafalshëm në pjesën  e dytë. Edhe Herrera pati rast të artë në fillim të pjesës së dytë.

Ky barazim nuk i jep garanci Louis van Gaalit për të qëndruar në bankinën e Unitedit, pas krizës që kjo skuadër po e përjeton në rezultate.

Arsenali iu kthye fitores, duke mposhtu 2:0 Bournemouthin, me golat e Gabrielit dhe Ozilit, nga jnjë në secilën pjesë. /Olle