Derbi në Skoci, Gerrard del nga kontrolli

Ish-kapiteni i Liverpoolit Steven Gerrard jo gjithmonë mund t’i përmbajë nervat. Trajneri i Ranxhers u acarua në takimin e djeshëm të ekipit të tij në kampionat me Hibernians, e cila u fitua nga Ranxhers 0:3.

Një ndërhyrje e ashpër në dëm të lojtarit të tij Barishiç dhe disa prej tifozë vendas hodhën shishe në drejtim të tij.

Kaq mjaftoi që mes dy pankinave kundërshtare të ndizej “flaka” për t’u përplasur njëri-tjetrin. Gerrard akuzoi palën rivale për lojën e ashpër dhe sjelljen e papranueshme në fushë.

Në fund, anglezi u largua i gëzuar me fitoren e pastër 0:3 duke qëndruar 2 pikë pas rivalëve të Celtikut në kampionatin skocez, shkruan botasot.

Futbollisti kuqezi Eros Grezda nuk u grumbullua sërish për këtë takim. Dje Gerrard bëri me dije se mund të grumbullojë vetëm 18 lojtarë për ndeshjet e Glasgout duke dhënë mesazhin se lojtarët me minuta të pakta duhet të gjejnë një destinacion të ri.