Derbi mes Penzës dhe Bashkimit në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë në Superligën e Femrave do të sjellë përballjen mes rivalëve të vjetër të basketbollit të femrave, Penzës dhe Bashkimit.

Skuadra pejane ka tri fitore e dy humbje, kurse ajo prizrenase ka pesë fitore në po aq ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave.

Këto dy skuadra ishin ndeshur edhe në finalen e Superkupës së Kosovës, ku fitoi skuadra prizrenase, që e fitoi edhe përballjen e parë të këtij edicioni, 71:67.

Takim interesant shihet mes United Basketball dhe Trepcës, ku skuadra gjilanase ka dy fitore e tri humbje, ndërsa ajo mitrovicase një fitore e katër humbje.

Vëllaznimi që ka pesë humbje në pesë ndeshje do të ndeshet me Prishtinën, që numëron katër fitore e një humbje, duke qenë favorite e kësaj sfide.

Super derbi mes Penzës dhe Bashkimit transmetohet në platformat Art Motion dhe Kujtesa, kurse dy takimet tjera në faqen zyrtare të FBK-së në YouTube.

Superliga e Femrave-Java 6

E premte

19:00 Penza- Bashkimi

E diel

13:00 United Basketball – Trepça

16:30 Vëllaznimi – Prishtina

Nga 832 futbollistë në Katar, vetëm një i lindur në Kosovë

Skuadrat e Superligës të pagabueshme, Drenica shkon në vazhdime ndaj Flamurtarit – rezultatet e plota të Kupës së Kosovës