Derbi mbyllet pa fitues, Ferizaj merr tre pikë të arta në Podujevë

Drita dhe Ballkani kanë luajtur baras 2-2 në kryendeshjen e xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët të parët rrezikuan me Marko Simonovskin, por pa sukses.

E në minutën e 12-të gjilanasit fituan penallti, kur pas një goditje nga Ajzeraj, Egzon Sinani luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari Dardan Çaka akordoi penallti.

I saktë nga pika e bardhë si gjithmonë ishte Besnik Krasniqi që realizoi për 1-0.

Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 23-të Albin Berisha u gjend bukur afër golit dhe dërgoi topin në rrjetë nga afërsia për të barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin baras 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Drita e nisi për mrekulli edhe pjesën e dytë, kur Marko Simonovski shënoi në minutën e 49-të me kokë për 2-1.

Vendasit patën më shumë nga loja dhe krijuan më shumë raste shënimi, por ishin mysafirët që gjetën përsëri golin për të barazuar shifrat në 2-2 me Albion Rrahmanin që realizoi në minutën e 74-të.

Ndërkohë në Podujevë ka ndodhur befasia e madhe, pasi Ferizaj ka mposhtur Llapin në udhëtim me rezultat 1-2.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, pa shumë raste, por me vetëm mysafirët që gjeten rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 28-të me anë të Dardan Qerkinit, i cili kaloi Ferizajn në epërsi 0-1.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat arritën ta shënojnë nga një gol.

Të parët ishin përsëri Ferizaj që shënuan me anë të Betim Haxhimusaj (49’) për 0-2, ndërsa Bianor Neto (74’) ngushtoi shifrat për rezultatin përfundimtar 1-2.

Pas kësaj fitore, Ferizaj vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 12 pikë, ndërsa Llapi i gjashti me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Llapi udhëton te Ballkani, ndërsa Ferizaj e pret Trepçën ’89.

Arsenali merr fitore të madhe në derbin londinez ndaj Chelseat

Nuhiu: Ishim më lartë se Ballkani, na mungoi fati