Derbi i Unitedit (VIDEO)

Manchester United e ka fituar derbin e madh të qytetit të Manchesterit, duke mundur me rezultat të thellë 4:2, rivalët e Cityt, në një ndeshje shumë të kontestuar.

Të përzgjedhurit e Van Gaalit, arritën të përmbysin epërsinë prej 0:1, por golat e shënuar nga Fellaini dhe Mata, kanë ngjallë shumë diskutime.

Sergio Aguero në minutën e 8’, pas një asistimi që mori nga Silva, shënoi për 0:1.

I shpejtë ishte reagimi i vendasve, që barazuan në 1:1 me anë të Young, në minutën e 14′.

Në minutën e 27’, Djajtë e Kuq, arritën që për herë të parë të dalin në epërsi, kur Fellaini me kokë, shënoi për 2:1.