Derbi i tensionuar i takon Manchesterit (VIDEO)

Manchester United ka aritur të shënojë fitore në derbin kundër Liverpoolit në Anfield, që do të mbetet në histori të futbollit, pas shumë ndodhive që u paraqitën në këtë përballje.

Ndeshja filloi mirë për Manchester United kur në minutën e 14’ Juan Mata arrin të shënojë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Dhe, në minutën e 46’ Gerrard ndëshkohet em karton të kuq vetëm 41 sekonda pasi u fut në lojë.

Në minutën e 59’ Mata arrin të shënojë një supergol për të dyfishuar epërsinë e Manchester United.

Liverpooli u rikthye në lojë pasi në minutën e 69’ Daniel Sturridge arrin të shënojë për të ngushtuar epërsinë e skuadrës së Van Gaalit.

Deri në fund nuk kishte ndonjë ndryshim, dhe kështu Liverpooli mbetet në vendin e pestë me 54 pikë, teksa Manchester United është në vendin e katërt me 59 pikë.