Derbi i takon 2 Korrikut, ja rezultatet e Ligës së Parë

2 Korriku e ka mposhtur Flamurtarin në derbin e kryeqytet me rezultat të pastër, 2:0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 25-të të Ligës së Parë.

Sot u zhvilluan edhe dy takime tjera, ku Ulpiana arriti një fitore dramatike me Vllazninë e Pozheranit 4:3, derisa KEK-u e Ramiz Sadiku i ndanë pikët duke e mbyllur 90 minutëshin në barazim, 1:1.

2 Korriku – Flamurtari 2:0
KEK-u – Ramiz Sadiku 1:1
Ulpiana – Vllaznia (P) 4:3