Derbi i Madridit, baras (VIDEO)

Derbi ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit i zhvilluar në ‘Vicente Calderon’ ka përfunduar pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’.

Në minutën e tretë të takimit, Gareth Bale pati një rast të mirë, mirëpo nuk arriti të shënojë përballë portierit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por Reali ishtë më shumë dominues dhe kishte më shumë raste për shënim.

Në pjesën e dytë Atletico ndryshoi paksa duke bërë disa raste të rrezikshme.

Sidoqoftë, deri në fund nuk kishte asgjë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’.